Flash

Veliaj, një Robin Hood për së prapthi

Lapsi.al 9 January 2023
Veliaj, një Robin Hood për së prapthi

Në harkun kohor të pak ditëve janë zbuluar dy tentativa të ndryshme për zhvatje parash. Një sanitareje, që publiku po i ngjit nofkën e Robin Hood, pasi plaçkiste shtëpitë e zyrtarëve të pasur, iu gjetën të fshehura në banesën e saj afro gjysëm milioni euro. Ndërsa bashkia e Tiranës u detyrua të anullonte me urgjencë, pas një denoncimi të fortë të Belind Këlliçit, një tender që rrotullohej po në këto shifra.

Përpos përkimit kohor dhe koinçidencës së shumës, historitë nuk ngjajnë pothuajse fare me njëra -tjetrën. Për skifteren Rozeta Dobi dhe të birin e saj shuma prej 400-500 mijë eurosh qe një pasuri marramendëse. Për Erion Veliajn dhe taborin e tij ato përbëjnë vetëm një kristal kripe në oqean.

Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë 

Por dallimet nuk përfundojnë këtu.Në rastin e parë mediat u morën gjatë e gjërë, duke i bërë një skanin të plotë, me farë e me fis, grabitëses; për të dytin, me ndonjë përjashtim të rallë, ato heshtën. Ndonëse kur kishte qenë puna për të mburrur asfaltimin e rrugës për të cilën bëhej fjalë, ato kishin pasqyruar në kor kryebashkiakun e palodhur që nuk përtonte ti përvishej punës edhe ditën e ndërrimit të viteve, kur tenderi i projektuar prej tij u denoncua si një skandal, ato zhytën kokën si struci.

Me mendësinë e një leve të të njëjtit sistem, fiks si media, u soll edhe drejtësia. Rozeta Dobin dhe të birin i plasën me të parën brenda, i ndoqën, i përgjuan i hetuan dhe i burgosën. Për tenderin ku dyshohej për grabitjen e së njëjtës shumë, pasi kishin filluar punimet që më një janar, ndërkohë që Agjensia e Prokurimit Publik e mbyllte garën 9 ditë më pas, asnjë prokuror apo hetues nuk denjoi ta luante menderen nga vendi.

Skandali/ Zbulohet tenderi elektoral 400 milionësh i Erion Veliajt

Redaksia e Lapsi.al e ka shpjeguar me detaje se çfarë ndodhi me rrugën Xhon Belushi. Bashkia e Tiranës kishte shpallur tender për regullimin e saj që në mes të dhjetorit. Por ndërkohë, Erion Veliaj, u pa në 1 janar, ende pa u mbyllur gara, duke përuruar hedhjen e asfaltit dhe nisjen e punimeve. Rivali i tij demokrat, Belind Këlliçi nxori dokumentat e kësaj farse. Ai provoi me foto dhe filmime se në veprën që duhet ta kryente, sipas tenderit, një firmë private, po punonin makineritë dhe punonjësit e bashkisë. Ai ngiti dyshimin se kishim të bënim me një vjedhje, pasi tenderi qe fiktiv dhe aludoi se këto para do i kaloheshin një kampanie që do i injektonte në fushatën elektorale.

Këtu ka pak rëndësi se si u detyrua këtë të hënë, ta anullonte bashkia tenderin. Po aq të pa rëndësishme janë edhe alibitë që nxori nga goja Erion Veliaj, të cilat janë zhvleftësuar një për një në shkrimin e mëposhtëm të Lapsit.

Veliaj kapet me preshë në duar/ Anullon tenderin e manipuluar 

Në këtë pikë, interesante është të shqyrtohet hipoteza e kandidatit të PD-së për Tiranën, që pretendon se ndaloi një manovër që do i shërbente manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit. A do i kaloheshin paratë e tenderit fiktiv një kompanie që do të jepte me qera vetëm emrin, pasi punën do e kryente vetë bashkia? A do shkonin këto fonde për të blerë votues dhe për të rekrutuar rivalë, ashtu sikurse kemi parë në të shkuarën?

Fatkeqësisht, me denoncimin e bërë ndofta para kohe, ne këtë nuk do të arrijmë ta vërtetojmë dot kurrë. Gara e anulluar nuk do të ketë fitues dhe për rrjedhojë nuk do të shpërndahen as para për punime të pakryera.

Por, ama, pavarësisht se PD-ja nuk arriti të sigurojë dot provën, ajo, me historinë e denoncimit të rrugës Xhon Belushi, ia doli të vizatojë sfondin e atmosferës manipulative në të cilën do të mbahet gara e ardhshme elektorale. Ajo arriti në na tregojë një kryebashkiak që është mbi shtetinn ligjor e nuk respekton as tenderat që shpall vetë. Ajo nxori në dritën e diellit falangat e rilindasve që pengonin opozitën dhe mediat të inspektonin skenën e krimit. Asaj për koincidencë, i ndodhi paralelisht edhe historia e grabitëses Rozeta Dobi, për të dëshmuar se pushtetet e tjerë, si drejtësia dhe media, pa të cilat zgjedhjet në një sistem demokratik nuk kanë vlerë, janë krejtësisht nën thundrën e regjimit.

Pra, ndonëse gara fallco për rrugën Xhon Belushi u anullua, peripecitë me të janë të mjaftueshme për ti ndërgjegjësuar të gjithë se makineria e manipulimit zgjedhor është vënë në punë. E për këtë, natyrisht duhet falenderuar edhe Robin Hudja që grabiste shtëpitë. Ajo ngjan shumë me Erion Veliajn, me ndryshimin e vetëm se i kishte vënë synim vetes të zhvaste të pasurit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Me ç'metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?

Disa episode të tërheqjes së kryeministrit Albin Kurti përballë presionit dhe qasjeve taktike të ndërkombëtarëve, kanë entusiazmuar kritikët e tij të paepur, po...

15:22

Drejtësia juridike dhe ajo politike

Ekziston një pakënaqësi e madhe me SPAK-un edhe pse është nga të paktat institucione që përfaqësojnë një rreze dritë në errësirën e shtetit shqiptar. E majta ës...

12:46

Dumani, një fitore si e Pirros

Yuri Kimi arriti një fitore të vogël, ndonëse krejtësisht të pamjaftueshme, për të mos i lënë Edi Ramës mundësinë që të kapte krejtësisht SPAK. Askush nuk mund ...

19:12

Grushti që i çmendi të gjithë

Lajmi që prej ditësh po dominon median dhe diskutimin shoqëror është goditja me grusht e opozitarit Sali Berisha nga një person me probleme të shëndetit mendor....

11:23

Edi Rama ligji dhe Maliqi

Mënyra se si u shemb rezorti Prestizh tregoi edhe një herë se Shqipëria qeveriset nga Maliqi dhe jo nga ligji. Shpejtësia me të cilën u bllokua dhu hodh në erë ...

13:01

Tritol, asgjë personale

Kur televizioni News 24 po transmetonte pamjet e shembjes me tritol të “Prestige resort”, e luajta me shpejtësi telekomandën, për të shmangur një “deja vue” që ...

19:37

Krimi i dyfishtë i Ramës me Irfanin

Vendimi kontrovers për ti futur ruspat njërës prej pasurive më të mëdha të pronarit të News 24, Balkanweb dhe Panorama, ashtu sikurse ndodh rëndom, e ka ndarë o...

19:58

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI